Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente. Në veriperëndim reshje lokale shiu me intensitet të ulët në mënyrë të izoluar në mesditë e pasdite.
Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.