Një aksident i frikshëm raportohet të ketë ndodhur pak më parë në hyrje të Tiranës, nga krahu që vjen nga Elbasani.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë ngelur të habitur kur kanë parë makinën thuajse “të palosur” pas aksidentit.
Siç duket dhe nga pamjet, makina është dëmtuar aq shumë sa dëshmitarët e kanë patur të vështirë të besojnë se si pasagjerët kanë arritur të dalin pa dëmtime nga makina, pas shtypjes së llamarinës.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të lënduar. Dëshmitarët shprehen se mjeti i bardhë u aksidentua me një tjetër automjet ngjyrë të kuqe, që duket edhe në video.