Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 06:32 në Elbasan. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet u regjistruan në Qendër Elbasan me thellësi 5 kilometër nga toka.
Nuk ka njoftim për dëme materiale, ndërsa lëkundjet e para u pasuan edhe nga një tjetër me magnitudë më të ulet, 3.6 e shkallës riter. Qytetarët kanë dalë jashtë të frikësuar.