Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur qindra fishekë luftarakë pa leje. Në pranga ka rënë Ylli Agasi. Arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe gjatë kontrollit të banesës së tij në lagjen nr.10 u gjetën 773 fishekë luftarakë.
Gjithashtu u zbulua se 49-vjeçari vinte baste sportive online. Policia sekuestroi fishekët dhe celularin e të arrestuarit, ndërsa materialet për veprimet proceduriale i kaluan gjykatës së Durrësit.