Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites. Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobëta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore -1 deri 17°C, në zonat e ulëta -3 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 0 deri 21°C.