Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, me inicialet F.I, që qëlloi me armë drejt makinës së ish-deputetit Armando Prenga nëntë muaj më parë. Operacioni për kapjen e 30-vjeçarit u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS).
Autori i dyshuar ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” më 25 Maj 2023 për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.
Gjithashtu ai akuzohet se ka qëlluar me armë në drejtim të makinës në lëvizje, që drejtohej nga ish-deputeti Armando Prenga.
Materialet procedurale po shqyrtohen nga Prokuroria për veprime të mëtejshme.