Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit ku ka mbetur një person i plagosur.
Sherri ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”. I plagosur ka mbetur Amarildo Ademi 23-vjeç, i cili është goditur me thikë.
Ndërkohë që policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Enver Buzhani 19-vjeç. Sherri ka ndodhur pas një debati momental mes dy të rinjve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.