Pjesa jugore e Kalifornisë është përfshirë nga përmbytjet dhe erërat e fuqishme që kanë mbyllur një pjesë të madhe të rrugëve. Më shumë se 50 aksidente u raportuan për shkak të përmbytjeve. Mbi 20 milionë amerikanë në Kaliforninë janë paralajmëruar nga autoritetet që të tregojnë kujdes dhe të mos udhëtojnë.
Stuhia sipas meteorologëve pritet të zgjasë edhe përgjatë fundjavës me shira dhe erëra të fuqishme si dhe borë në Siera Nevada. Nga ana tjetër, Argjentina po përballet me një situatë komplet të kundërt, temperaturat kanë shkuar deri në 40 gradë celsius.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Argjentinës ka lëshuar alarmin e kuq dhe ka paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes. Temperatura më e lartë u regjistrua në Buenos Aires dhe rrethinat e saj.