Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Greqi. Renis Fejzolli është qëlluar tre herë në një park në zonën e Botanikos. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se autorët kanë qenë në një mjet, i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar.
Sipas policisë i riu shqiptar është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime të rënda në bark. 34-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Ai është arrestuar në vitin 2019 për drogë, ndërsa po hetohet për përfshirjen e tij në ndonjë rrjet kriminal.