Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin për ish-efektivit, Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun, Çaush Saliasi, me armën e shërbimit në Komisariatin nr.3, ngjarje e cila ndodhi në vitin 2022.
Zaimi ishte dënuar nga shkalla e parë me 35 vite burg, dënim të cilin e apeloi. Gjykata ka vendosur ta ulë me 5 vite dënimin.
Ngjarja ndodhi pasi Zaimi pretendonte se Saliasi e bullizonte vazhdimisht. Sipas tij, nuk i duronte dot më talljet e kolegut. Ai qëlloi ndaj Saliasit gjashtë herë në drejtim të kolegut të tij.
Saliasi u dërgua në spitali aty ku nuk mundi t’i rezistojë plagëve dhe ndërroi jetë.