Kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena, është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit.
Dyshohet se Lena ka konsumuar veprën penale të korrupsionit kundrejt vlerës 5 mijë euro.
Lena është arrestuar në kuadër të operacionit të nisur në dhjetor të vitit 2023, ku nën dyshimet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike” janë arrestuar 3 persona.
Sipas SPAK, zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike u është kërkuar zbutja e masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit Korçë ndaj shtetasit me iniciale B.K. kundrejt vlerës 5 mijë euro.
SPAK dyshon se në këtë skemë është përfshirë edhe kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena.