Një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një makineri në fabrikën ku punonte në qytetin e Divjakës. Policia ka raportuar se shtetasi Ilir Lena ka humbur jetën teksa po transportohej në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në ambientet e fabrikës në zonën ku paketoheshin produktet ushqimore. Fabrika ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhet në pronësi të shtetasit R. J.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.