Keqinterpretim i ka cilësuar kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi fotografitë e publikuar nga Flamur Noka, ku kryegjyqtari shfaqet në disa foto me shallin e kuq të pionierit. Në reagimin e tij, Sadushi thekson se nuk ka bërë asnjë veprim që mund të jetë e papajtueshme për detyrën e tij.
Teksa mohon akuzat e Nokës për përfshirje të tij në subjekte politike, Sadushi shpjegon se fotoja e publikuar nga demokrati është në kujtim të 80 vjetorin krijimit të Brigadës së Pestë e cila sipas kryegjyqtarit ka kontribuar në çlirimin e vendit. Sokol Sadushi vlerëson luftën anti-fashiste, duke shprehur mirënjohje për shqiptarët që dhanë jetën e tyre për Shqipërinë.