Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregdet hera herës arrin shpejtësi deri 11 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore -4/6 °C, në zonat e ulëta -1/16 °C dhe në zonat bregdetare 4/16 °C.