Përdoruesit e iPhone kanë të gjithë një shqetësim të përbashkët: u duhet të qëndrojnë gjithë kohës me një karikues në xhep. Kjo për faktin se bateria e një iPhone bie shumë shpejt.
Mirëpo, ka një zgjidhje për këtë problem dhe iu duhet të ndiqni disa rregulla. Përqendrohuni tek rregullimi i cilësimeve.
Ka dy mënyra të thjeshta që mund të ruani jetëgjatësinë e baterisë – pavarësisht se si e përdorni pajisjen tuaj: rregulloni ndriçimin e ekranit dhe përdorni Wi‑Fi.
Për të aktivizuar ndriçimin automatik, shkoni te Settings > Açessibility > Display & Text Size, më pas aktivizoni Auto-Brightness. Kjodo të rregullojë automatikisht ekranin bazuar në kushtet e ndriçimit.
Për më tepër, përdorimi i Wi-Fi në vend të internetit të celularit kërkon më pak energji, kështu që kjo do të ndihmojë në maksimizimin e jetëgjatësisë së baterisë.