Një çift turistësh zvicerian kanë mbetur të bllokuar në afërsi të Sorokolit në malin e Korabit. Turistët janë nisur që pasditen e djeshme dhe nuk kanë mundur të kthehen. Dyshohet të jenë bllokuar nga ndonjë ortek. Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana u kanë shkuar në ndihmë turistëve dhe raportohet se gjatë mëngjesit të sotëm turistët janë gjetur dhe janë shpëtuar.
Raportohet se gjendja shëndetësore e çiftit është e mirë ndërkohë që pritet helikopteri për t’i marrë dhe për t’i transportuar drejt Tiranës.