Në vendin tonë moti ditën e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar në zonën veriore, më pak reshje në juglindje dhe verilindje.
Era do të fryjë me drejtim jug me shpejtësi 10–20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale në zonat malore 4/12°C, në zonat e ulëta 8/18°C dhe në zonat bregdetare 10/20°C.