Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, ka vazhduar të enjten me propagandë duke thënë se Kosova “është duke përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve”.
“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç, duke mos ofruar as një fakt.
Presidenti i Serbisë ka thënë se në mediat ndërkombëtare është raportuar që “Serbia është duke e sulmuar diku dikë”, raporton nova.
Thotë se Serbia s’e ka sulmuar askënd e as nuk ka kërkuar ndihmë nga Federata Ruse.
Deklaratat e Vuçiçit vijnë një javë para takimit në Bruksel që do ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.