Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, do të nisë sot nga Kosova turin rajonal 3-ditor. Hasani do të zhvillojë sot disa takime me krerët e shtetit të Kosovës, me përjashtim të kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri ndodhet në Davos në forumin ekonomik. Hasani do të takojë presidenten e vendit Vjosa Osman, kryeparlamentaren Donika Gërvalla, si edhe partitë e opozitës.
Axhenda:
09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla
10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla
10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu
11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca
14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi
15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi
16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku
16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR
17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj
18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj