Fatmir Tarellari, 50-vjeçari i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se i përdhunonte të bijën, do të dalë para gjykatës ditën e sotme për të kërkuar falje.
Sipas avokatit të tij, Alexis Kouya, Tarellari nuk kishte për qëllim ta vriste viktimën, por ta bënte të rrëfehej për çfarë kishte bërë.
“Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë 50-vjeçari.
Bashkë-avokati i e autorit të ngjarjes, Michalis Vassilikos, për një prononcim për MEGA, deklaroi se i dyshuari nuk e kishte kryer vrasjen me gjakftohtësi.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në Volos, ku Erjon Pelivani u vra nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pasi e bija e këtij të fundit i kishte treguar për përdhunimet dhe kërcënimet e vazhdueshme që viktima i kishte bërë. 50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.