Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, dhe Alma Kaçin. SPAK ka kërkuar për Gjicin 3 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohen në 3 vite burgim.
Për Alma Kaçin, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar, 1 vit burgim.
Kaçi dhe Gjici u vunë nën hetim pas skandalit seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit. Gjici akuzohet për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor, ndërsa Alma Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.
Ndaj Gjicit gjykata vendosi arrest me burg, ndërsa Alma u la në arrest shtëpie.