Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë kufirit Shqipëri-Mali i Zi. Një 30-vjeçar i identifikuar si Tapash Sarkar nga Bangladeshi u nis nga Greqia më 3 gusht 2022, ndërsa ka vdekur duke u përpjekur të mbërrinte në Francë nga Greqia përmes ‘rrugës ballkanike’.
I ndjeri ka qenë me një grup emigrantësh që po udhëtonin me mbështetjen e trafikantëve. Këta të fundit e lanë trupin e të ndjerit në një zonë kodrinore pranë kufirit Shqipëri-Mali i Zi.
I riu nga Bangladeshi kërkonte të arrinte në Francë nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Italisë, por pasi eci për disa ditë në kohë me temperatura tejet të larta, ai pësoi një goditje në tru dhe vdiq. Këtë e ka bërë të ditur vëllai i viktimës Sumon Sarkar.
“Kemi paguar së fundmi 2,000 euro për kontrabandistët nga Bangladeshi , të cilët supozohej të merrnin vëllanë tim në Francë. 1,000 euro të tjera u premtuan sapo të arrinte në destinacion,” tha Sumon Sarker, vëllai i të ndjerit.