Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në paraburgim ku po marrin në pyetje ish-ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Në vijim do të pyetet edhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Të dy janë lënë në paraburgim teksa po hetohen për koncesionin e sterilizimit.
Rjepaj akuzohet për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.
Edhe ndaj biznesmenit Ilir Rrapaj është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.