Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi 50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellari ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç, Erjon Pelivani po shqiptar. 50-vjeçari e ka qëlluar kunatin e tij me një armë të cilën e mbante në banesë pa leje dhe menjëherë pas ngjarjes së rëndë është vetëdorëzuar në polici.
Sipas mediave vendase dhe asaj që Fatmir Tarellari ka deklaruar deri më tani në polici, kunatin e ka vrarë pasi ai kishte abuzuar me vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare. E bija e Fatmir Tarellari tashmë 18 vjeçe, kishte rrëfyer se daja e saj kishte abuzuar me të për 9 vite me radhë. E abuzuara ka pohuar përpara prindërve të saj që daja i bënte shantazh me video dhe foto intime. Pasi u përball me dëshminë tronditëse të së bijës, Fatmir Tarellari mësohet se ka inskenuar një plan, ndërsa është justifikuar te gruaja e tij se do të merrte të vëllanë e saj për t’i rregulluar një defekt në makinë. 5-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Pritet që vajza t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të parë nëse ndaj saj është ushtruar dhunë seksuale dhe nëse ka pasur marrëdhënie me dajën e saj. Fatmir Tarellari ka konfirmuar në polici se nuk është penduar për krimin dhe se ka vrarë personin i cili i ka ‘helmuar’ fëmijën.
Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut me të cilin u krye krimi dhe po heton në lidhje me ngjarje.