Gëzim Sinomati, 23-vjeç, u ekzekutua me sniper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë. Ngjarja nuk ka ende autor, ndërsa janë ngritur disa pista hetimit.
Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka qenë në Vlorë ku ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm hetimi.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga zona. Hetimet janë përqendruar kryesisht në ngjarjet e kaluara kriminale, përfshirjet e babait të tij, Sokol Sinomati, i cili ishte pjesë e bandës së Gaxhait.
23-vjeçari ishte kthyer pak ditë më parë nga Belgjika dhe kishte festuar Vitin e Ri në Shqipëri.