Ish-trajneri i kombëtares kuq e zi, Giani De Biasi, i cili çoi për herë të parë Shqipërinë në Evropian, ka treguar frikën më të madhe që kishte presidenti Bujar Nishani, kur italiani u bë trajner i kombëtares shqiptare.
Në një intervistë, De Biasi tha se presidenti i kishte thënë të mos qëndronte në Shqipëri, pasi druhej se do të merrte veset e shqiptarëve.
Giani De Biasi tha se fill pasi mori pasaportën shqiptare, kombëtarja nisi të pësonte një rënie dhe rezultate jo të kënaqshme.
“A e di gjënë që kishte frikë presidenti në fillim kur unë erdha këtu?! Më thoshte jo, jo, mos rri këtu, sepse do të marrësh veset e shqiptarëve, shko rri atje në shtëpi dhe hajde këtu kur duhesh. Gjithsesi e them këtë gjë kështu si për të qeshur, gjëja më e rëndësishme është se si bëhen gjërat, me sa dëshirë ke që t’i ndjekësh dhe të provosh të bësh më të mirën. E rëndësishme është gjithmonë maja, nëse në majë, në krye ke persona serioz që të japin një dorë dhe të lënë të punosh, atëherë gjërat shkojnë mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh De Biasi.