Familjarët e Bedries 41-vjeçares e cila humbi jetën duke konsumuar fotoksinë janë të bindur se vetëvrasja është nxitur nga dhuna që bashkëshorti. Ata kërkojnë zhvarrosjen e trupit pasi hedhin dyshime se gruaja mund të jetë dhunuar fizikisht nga Xhemal Loka para se të konsumonte fotoksinën.
“Ka pasur shenja dhune në krahun e majtë prapa dhe poshtë krahut. E thonë dhe fëmijët kur kanë qenë tek morgu, e kanë gjetur shenja dhune. Nuk kishte pse ta pinte helmin nga Tik Tok-u. Pse nuk e piu para dy vitesh. Unë dyshoj tek dhuna familjare. Dy vitet e fundit nuk kanë qenë aq keq. Biem në sedër se nuk mundëm t’i thonim hajde lëre burrin se ajo kishte fëmijët e rritur. Ajo është ankuar dy herë se nuk shkon mirë por jo në ekstrem. E ka mbajtur të fshehtë, nuk ka dashur të tregojë” vijon dëshminë kushëriri i viktimës, Nezir Bushi.
Kushëri i viktimës shprehet se fëmijët dy ditë me radhë nuk kanë treguar pasi ka qenë varrimi por mbrëmë në polici teksa kanë dhënë dëshmitë e tyre kanë pohuar se mamaja e tyre kishte shenja dhune. Madje kushëriri tregoi se viktima i është ankuar një herë të vëllait i cili i ka thënë Xhemal Lokës të mos ia prekte motrën me dorë.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë për të pohuar ose mohuar dhunën e ushtruar ndaj viktimës Bedrie Loka.