Vetëvrasja e 41-vjeçares nga Durrësi për shkak të bullizimit që i ishte bërë në Tik Tok ka shkaktuar reagimin e shumë qytetarëve por edhe institucioneve në vend. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vetëvrasjen e 41-vjeçares nga fshati Vardallë i Sukthit. Burime mësojnë se janë marrë në pyetje bashkëshorti i viktimës si dhe kolegët e saj të punës. Sipas kolegëve të saj të punës, 41-vjeçarja ishte shumë punëtore dhe i ndihmonte të gjithë në punë.
Dyshohet se është marrë në pyetje edhe personi i cili ka shpërndarë foton e të ndjerës. Këtij të fundit i është marrë edhe telefoni për t’u kontrolluar. Personi në fjalë, e ka marrë foton e saj dhe ja ka dërguar vajzës së tezes së viktimës dhe më pas nuk dihet kush ja ka hapur profilin fals për ta denigruar figurën e saj duke e etiketuar edhe si të pamoralshme.
Nëna e fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024 por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.