Zbardhet motivi që çoi në ngjarjen e rëndë ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim Camin brenda shtëpisë së tij dhe më pas vrau edhe veten. Burime bëjnë me dije se tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Dibrës është bërë mollë sherri midis vëllezërve. Kjo për faktin se Lulëzimi nuk donte ta shiste ndërsa Vehapi po.
Vehap Cami ditën e djeshme i shkoi për vizitë dhe Lulëzimi mendoi se ishte vizitë për Vitin e Ri. Në një moment kur kanë qenë vetëm Vehapi ka nxjerr armën dhe e ka qëlluan me një plumb në kokë. Më pas ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten e vetë me pistoletë TT, të cilën e kishte pa leje.
Në foton e mëposhtme Lulëzim Cami i cili u vra nga i vëllai Vehap Cami.
Në foton e mëposhtme Vehap Cami i cili vrau të vëllanë për tokën në Dibër dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij.