Afërdita Arbana, bashkëshortja e aktorit të madh dhe ikonës së kinematografisë shqiptare Reshat Arbana, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Arbana ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej vitesh. Lajmi është bërë i ditur nga ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, mik i familjes Arbana prej 30 vitesh.
Ai e ka përshkruar Afërditën si “lisin”, mirësinë, çatinë e Reshatit.
“Dhimbje e madhe për mua e familjen time! Me Reshat Arbanën” Artisti i Popullit, e Nderi i Kombit”, dihet publikisht miqësia ime. Por miqësia mbi 30 vjeçare me Reshatin është më e fortë, më e afërt, më e ngushtë, është familjare. Sot është ndarë nga kjo shtëpi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e të gjithë neve, miqve të kësaj shtëpie”, shkruan Hajdari.