Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.
Por paralelisht me seancën, opozita me në krye Sali Berishën po zhvillon një protestë para Gjykatës së Lartë. Deputetët së bashku me Sali Berishën dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar rrugën para Gjykatës së Lartë. Për shkak të protestës forca të shumta sigurie janë mbledhur para ambienteve të Gjykatës.
Rruga është bllokuar dhe herë pas here janë krijuar edhe momente tensioni mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve.