Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin në orët e pasdites pritet shtim të vranësirave. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.