Roma-Napoli ka qenë një prej sfidave që pritej, me nervozizëm dhe emocione. Roma mposhti Napolin me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë përfundoi me 6 kartona të verdhë, ku 4 ishin nga ana e Romës. Ndërsa në pjesën e dytë, Napoli u ndëshkua me dy kartona të kuq.
Goli i parë për Romën erdhi në minutën e 76’, nga Pellegrini. Kryeqytetasit arritën të gjejnë edhe golin e dytë në fundin e sfidës, ku Lukaku dyfishoi shifrat.