Ish-konkurrenti i BBVA, Armaldo Kllogjeri gjatë një interviste u shpreh se nuk është penduar për hyrjen e tij në reality show.
Armaldo shtoi se gruaja e tij nuk ka qenë dakort për pjesëmarrjen e tij.
“Aida (gruaja) ka qenë kundër që unë të bëhesha pjesë e atij formati, por kur dola nga ai format është ndjerë shumë krenare sepse ka parë tek unë edhe shumë cilësi të tjera, që ndoshta s’i kishte vënë re në jetën e përditshme”, tha Armaldo.
Ndërsa për Luizin, Armaldo tha se nuk do të flasë për një kohë të gjatë me të.
“Jo nuk flasim, nuk përshëndetemi dhe nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë. Sepse, unë mendoj se Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën”, u shpreh Armaldo.