Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në bypass-in e Fierit.
Mjeti tip “Volvo” ka përplasur në orët e para të mëngjesit një 65-vjeçari i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 03:00, në bypass-in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në njoftimin zyrtar.