Edhe pse përflitej që do ta fitonte Elsa Lila, është Besa ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2024.
Mirëpo duket se disa personazhe kanë pasur inate të vjetra me Elsën. Kozeta Kurti në një postim në rrjetet sociale u shpreh se Elsa mori atë çka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.
Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me të.
“Elsa ishte e vetmja performuese, që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale” . Më fal po nga e dinte ajo që do dilte në finale?
Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha në respekt të publikut nuk mund të bësh arroganten. Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë…!
Për ta mbyllur. Unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njërin nga festivalet….armikut nuk ia uroj që të punojë me të…”, shkruan Juli.