Gjykata e Posaçme do të zhvillojë më 26 dhjetor seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Një ditë më parë, Kuvendi i hoqi Berishës imunitetin e deputetit duke i hapur rrugë arrestimit.
Berisha refuzoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke deklaruar se masa ishte vendosur në mënyrë të paligjshme nga GJKKO, pasi nuk kishte kërkuar vendimin e Parlamentit për imunitetin.
Ish-kryeministri deklaroi se zhveshja nga imuniteti e ka bërë më të fortë.