Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e deputetëve të opozitës për masat e marra nga SPAK ndaj Sali Berishës.
Sipas deputetëve të opozitës, masat e marra “detyrim paraqitje” dhe “pengim për të dalë nga vendi”, janë antikushtetuese, për shkak se SPAK nuk ka marrë më parë autorizim nga Kuvendi.
“Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi mos kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndaj pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”, thuhet midis të tjerash në vendim.