Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për situatën e disa akseve rrugore të cilat ishin bllokuar për shkak të borës dhe ngricave.
ARRSH njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, ka pasur reshje të mëdha borë kryesisht në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë.
“Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale”, njoftoi ARRSH.
Autoriteti i bën thirrje shoferëve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë nëse udhëtojnë në segmentet e mësipërme, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën.