Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas (Zërvaskë).
Sipas informacioneve paraprake nga policia, nga përplasja e një mjeti dhe një motori, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe një pasagjer, që dyshohet se është fëmijë.
Sakaq policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.