Ardit Doçi 31 vjeç dhe Endri Beramaj 24 vjeç janë dy efektivët e arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të akuzuar për korrupsion. Sipas burimeve, këta dy efektivë shërbenin në Komisariatin e Rinasit ky dyshohet se kanë mashtruar një qytetare duke mos e lejuara që të udhëtonte drejt BE me pretendimin se i ka mbaruar afati.
Në këmbim Doçi dhe Beramaj i kanë kërkuar asaj shuma parash për ta lejuar që të udhëtonte pa probleme. AMP ka arrestuar në flagrancë dy efektivët, ndërkohë vijojnë hetimet për të parë nëse ka efektivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.