Do të zhvillohet sot në Bruksel samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit. Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës. Por GJKKO në një vendim të marrë këtë të hënë hodhi poshtë kërkesën e Belerit për t’i dhënë leje që të betohej, duke e konsideruar të pabazuar në ligj.
Gazeta greke duke cituar burime diplomatike nga Brukseli thotë se “kanë konfirmuar lëvizjet e pritshme të qeverisë së Athinës, e cila nuk do të dakordësohet në vijimin e progresit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit”.
Sipas kësaj gazete “Këshilli Europian për çështje të Përgjithshme ka diskutuar për zgjerimin, përfshi mundësinë e ndarjes së proceseve integruese të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.”