Ditën e diel depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndrueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.
Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale. Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7 m/s në brendësi të territorit dhe 10-14 m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.