Gjermania jugore është përfshirë nga reshjet e mëdha të dëborës. Mbi 300 fluturime janë anuluar në aeroportin e Mynihut, ndërsa dhjetëra aksidente janë raportuar në jugperëndim si pasojë e ngricave. Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë parashikoi borë për pjesën më të madhe të Bavarisë, me 30-40 centimetra.
Bora mbuloi gjithashtu edhe Berlinin duke regjistruar temperatura nën zero. Ndërkohë alarmi portokalli dhe i verdhë është vendosur për pjesën tjetër të vendit për shkak të akullit dhe ngricave.
Moti i keq ka kapluar edhe Italinë ku është vendosur alarmi i kuq në një pjesë të madhe të Emilia Romagna për shkak të dëborës, ndërsa alarmi portokalli është vendosur në Liguria, Lombardi dhe Toscana dhe dymbëdhjetë rajone të tjera.