Të enjten e 30 nëntorit priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, të cilat shoqërohen me shtrëngata. Në qarkun Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve reshjet priten të dobëta.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 9-18°C, në vendet e ulëta 7-16 °C dhe në vendet malore 2-11°C. Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.