I gjithë territori i qarkut Dibër vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet, shoqëruar me erë të fortë. Gjatë natës së kaluar ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në ‘Rrugën e Arbrit’ por fatmirësisht nuk ka pasur bllokim rruge.
Ndërkohë dalja nga shtrati i përroit të Gjelagjoshtit në fshatin Kishacec të Njësisë Kastriot janë rrezikuar të përmbyten 4 banesa dhe po punohet me mjete për të evituar përmbytjen. Në fshatin Qafë Murrë të Njësisë Selisht është dëmtuar rruga që lidhën fshatin me qendrën administrative.
Rrëshqitje toje ka pasur në fshatin Vranjt dhe rezulton se është bllokuar nga uji rruga që Lurë-Rrëshen.
Si pasojë e rrëshqitjes së një pllake, në fshatin Lejçan të Njësisë Ostren janë rrezikuar jetët e qytetarëve si pasojë e shembjes së dy banesave. Banorët janë evakuuar në banesa të tjera.
Edhe në Mat situata është e keqe në disa fshatra. Në fshatin Stojan të Njësisë Ulëz ka pasur shembje të një segmenti rruge e gurësh duke rrezikuar izolimin e disa banorëve. Në Shoshaj rrezikon të shembet një banesë.