Arbnora Fejza Idrizi, artistja nga Kosova, synon të thyejë një tjetër rekord botëror.
Ajo ka realizuar një mozaik me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, i përbërë nga 120 mijë origami dhe përfaqëson flamurin kombëtar.
Mozaiku është ndërtuar në Skënderaj të Kosovës dhe zë një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë.
Arbnora Fejza Idrizi synon të hyjë në librin e rekordeve “Guinness” për mozaikun më të madh të origami në botë.