Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh 14-vjeçari Arjol Dervishaj i cili mbeti i plagosur rëndë nga një aksident i ndodhur më datë 21 nëntor në aksin Stjar-Bajkaj në Sarandë. 14-vjeçari ishte pasagjer së në automjetin i cili drejtohej nga shoku i tij i mitur. Dy të miturit e tjerë u mjekuan në spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Arjol Dervishaj, i cili ishte pasagjer, mbeti i dëmtuar rëndë në kokë dhe u transportua në spitalin e ‘Traumës’ për mjekim më të specializuar por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Blutë e Sarandës bëjnë me dije se automjeti u bllokua dhe ishte në pronësinë e babait të njërit prej adoleshentëve. Pronari i automjetit u arrestua disa ditë pas aksidentit.