Zef Deda do të përcillet sot në banesën e fundit nga familjarë, miq dhe kolegë.
Mjeshtri i madh i humorit u nda nga jeta një ditë më parë, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Lajmin e ndarjes nga jeta e njoftoi djali i Zefit, Julian Deda.
Homazhet në nder të aktorit të humorit u mbajtën në Teatrin “Migjeni”, në Shkodër.
Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.