Ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.
Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 5 deri 13°C, në zonat e ulëta 8 deri 23°C dhe në zonat bregdetare 11 deri 21°C.